Trazirat në veri të Kosovës, kandidati për zgjedhjet: Jam kërcënuar nga një person

06/12/2022 22:01

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka rrëfyer për Top Channel se është kërcënuar nga një person i cili fliste në gjuhën serbe.

Ai u shpreh se grupet kriminale që operojnë në atë zonë kërkojnë të krijojnë trazira para zgjedhjeve, pro ata duhet të rezistojnë dhe të rikthejnë jetën institucionale.

“KQZ ka dërguar ekipe për të hapur zyrat por kanë hasur pengesa, kërcënime, sulme edhe fizike ndoshta, kemi informacione që janë penguar. Kjo është e ditur, këto pengesa rrjedhin nga sistemi paralel, grupe kriminale, ato grupe e kanë pru gjendjen këtu. Sulme kanë ndodhur. Unë personalisht jo (s’i kam dëgjuar) se jam me angazhimet e mia, por vetë kisha një kërcënim nga telefoni. Gjuhën që përdori dhe emrin ishte serb, më kërcënoi për shkak të garës sime për marrjen e kryesimit të komunës, emri Sllavisha. Nuk e kam dëgjuar, nuk kam rast të tillë, unë jam ai faktor që nuk i frikësohem këtyre kërcënimeve, këto janë grupe kriminale, unë vazhdoj punën. Ne jemi një polici që është prezente, unë do të përpiqem që të marr edhe informacion prej policisë, është një përpjekje edhe e shteti serb të pengojë këto gjëra ligjore këtu, ne do të vijojmë me mundësitë që kemi që të kthejmë jetën institucionale”, tha ai.

Trazira janë shënuar sot në Mitrovicë të veriut, ku kanë ndodhur shpërthime në zyrat komunale, ndërsa po përgatiten për zgjedhjet.

Top Channel