Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët më zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian Ursula Von der Leyen dhe Charles Michelle, ka renditur marrëveshjet që ka arritur Shqipëria me BE-në ditën e sotme në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rama tha se për herë të parë të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësinë që të studiojnë nëpërmjet platformat digjitale në të gjitha universitetet e vendeve të BE-së.
Universitetet shqiptare nuk do të përfshihen vetëm në platformën Erasmus+ por edhe në aleancën europiane të universiteteve.
Rama ka bërë me dije gjithashtu se Bashkimi Evropian, do ti vijë në ndihmë vitin e ardhshëm Shqipërisë me 85 milion euro në lidhje me burimet e reja të energjisë në mënyrë që të shkëputemi nga ndikimi rus.
Një tjetër marrëveshje ishte ajo për tarifat e roaming, ku Rama tha se qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të kenë tarifa shumë të ulëta.
“Dua të falendëroj me gjithë zemër Charl Michel dhe mikun e dashur dhe mbi të gjitha një mik i vërtetë besnik i angazhuar në rajon se e kam parë të luftojë për rajonin dhe për këtë dua të bashkohem edhe për Ursulën një luftëtare e madhe për rajonin. Nuk kemi pasur kurrë një president Këshilli si Charl dhe Ursula kaq të vendosur për të qenë avokatë të rajonit, pasi e dimë që ky proces është mjaft I vështirë në vetvete. Do të doja të theksoja përmasën historike të këtij Samiti. Është hera e parë që Beja del nga kufijtë për të mbajtur një samit pikërisht në Shqipëri. Është një shenjë e jashtëzakonshme mbi të gjitha që këto ditë BE-ja ka nevojë për BP aq sa ka BP-ja për BE-në. Do një faktori i vendosur dhe rezistent i paqes. Dua të besoj, është momenti që të gjithëve në rajon tu përçohet mesazhi që BE-ja është këtu për ne e për ju, është një fakt i mirënjohur se shqiptarët janë kombi më pro-BE në Europë. Jo se jemi naivë por se vijmë nga një ferr i vërtetë I izolimit dhe pamundësisë për tu lidhur me Ecvropën. Patëm momentet të vuajtura por kurrë nuk hoqëm dorë nga besimi në Bashkimin Evropian. Ky nuk është fundi i udhëtimit tonë drejt BE-së por është një gur themeli. Dua të them se sot studentet dhe të rinjtë nga ky samit vijmë me një lajm të shkëlqyer, jo vetëm që universitetet do të jenë në gjendje të përfshihen në Erasmus Plus por do të përfshihen në aleancën evropiane. Fëmijët tanë mund të studiojnë nga këtu në çdo universitet evropian në mënyrë digjitale. Kjo është diçka që deri më tani ishte e mundur vetëm për vendet anëtare të BE-së. Diçka tjetër fantastike që diskutuam dhe kemi marrë mbështetje në parim nga presidenti dhe nga liderat për të punuar e për të pasur në Tiranë kampusin e universitetit të Evropës. Tashmë është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë. Jo më pak është marrëveshja për roaming, qytetarët tanë do të kenë mundësi të kenë tarifa shumë të ulëta.
Kemi marrë tanimë nga BE-ja mbështetje buxhetore për vitin në vijim 85 mln euro por në të njëjtën kohë kemi një paketë tjetër me projekte. Rajoni do të jetë I gjithi I përfshirë për burime të reja energjie e për tu distancuar më shumë nga ndikimi rus.
Do të kujtoj diçka prej këtij takimi, kur ishim në foton në grup dhe po dëgjoja shumë prej tyre të thoni “diell i mrekullueshëm”, pra ja dolëm pas 10 ditësh mot të keq të sjellim diellin.”– tha Rama
Top Channel