Samiti në Tiranë/ Rama: Sinjal i vetëdijes. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani për BE

06/12/2022 11:25

Një ditë të jashtëzakonshme që nuk ishte menduar më parë, kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë.

“Për ne kjo është e jashtëzakonshme, është dicka që edhe në imagjinatën më guzimtare s do kishte përfytyruar cdo ndodhte. Sinjal i vetëdijes së BE,  se ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani për BE. Deri dje kishim një mot si në BE, por nuk mund t’ju mirëprismin me atë mot, dhe sollëm diellin për ju.” tha Rama.

Lidhur me marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, Rama i komentoi si marrëdhënie të vështira, që do të kërkojnë kohë për zgjidhje, dhe se kjo zgjidhje nuk do të jetë sot, në këtë samit.

“Është një pyetje me Serbinë e Kosovën, do të dëshirojë të zgjidhej sot por nuk është kështu. Do të kërkojë kohën e vet, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në histori të vet dhe shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në historinë e tyre.”- u shpreh Rama, ndërsa nuk kurseu batutat, me gazetarët e huaj që kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur punimet e samitit.

“Ka një ndryshim shumë të madh këtu është rock &roll në Bruksel është vetëm simfoni. I patë të gjithë ishin të lumtur.”

 

Top Channel