Samiti në Tiranë, Vjosa Osmani: Koha që BE të lëvizë nga fjalët në vepra! Vuçiç? Vijim i mendësisë së vjetër

06/12/2022 09:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka një mesazh të fortë e të qartë për BE-në në samitin e Tiranës.

Ecejaket diplomatike që nuk ia sollën Kosovës liberalizimin e vizave tani, sic shpresohej, e kanë lodhur Prishtinën zyrtare dhe vetë popullin e Kosovës. Kjo u reflektua edhe në fjalët e kryetares së shtetit, që tregoi se prej bllokut priten tashmë vetëm vepra.

Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendet më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor“- tha Osmani.

Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo është pritshmëria e Osmanit, që nuk la pa e shigjetuar presidentin serb.

“Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet”- shtoi Osmani.

Top Channel