Artistët ishin brenda ish-vilës së Enver Hoxhës gjatë sulmit me molotovë, Berisha: Nuk e dija që ndodheshin aty 02/03 10:35
Sali Berisha është sulmuar fizikisht nga një protestues dhe në fytyrën e tij duket shenja e dhunës.
Nga goditja ai është gjakosur, ndërsa stafi është kujdesur t’i mbulojë fytyrën. Menjëherë më pas, kreu i PD-së është ngjitur i parë në podium dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër.
“Populli i opozitës, populli i fitores! Poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët! Ne do të triumfojmë! Rroftë opozita shqiptare!
Nderim ju që jeni sot këtu së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popullit protestues. Faleminderit shumë!”, -ka thënë Berisha.
Top Channel