Prodhimi i bredhave të Krishtlindjeve sivjet kushton 20%, paralajmërojnë rritësit belgë (fotot)

06/12/2022 19:25

Si rezultat i rritjes së çmimeve të energjisë dhe krizës ekonomike, bredhat e Krishtlindjeve pritet të jenë më të shtrenjtë sivjet, shkruan rrjeti francez AFP.

Në një nga impjantet më të mëdha të rritjes së bredhave në Evropë e në Belgjikë, drejtuesit paralajmërojnë se kostot e pemëve janë rritur me rreth 20%.

Rritësi Gerald de Wouters thotë se arsyet e rritjes janë të ndryshme.

“Arsyet janë të shumta, është rritja e çmimeve të inputeve, e punës, transportit, fertilizuesit, vendosja në paleta, paketimi. Kjo paletë me pemë këtu prapa meje kushtonte më parë 25 euro, ndërsa tani kushton 50”, thotë Gerard.

“Kjo paletë me pemë Krishtlindjesh niset sot drejt Parisit. Janë pemë të çerfikuara “Label rouge” (Etiketë e kuqe) që garanton freskinë e produktit, cilësinë e pemës dhe të ngjyrës.”

“Këto nisnin shitjen prej javës që vjen”, thotë prodhuesi duke shëtitur mes plantacionit të tij të gjerë.

“Ndërsa këto shohim varietenë ‘Nordmann’ që është 1.75 metra e lartë. Kjo është prerë sot dhe do të jetë të martën në qendrën e pemëve, kështu që do të jetë shumë e freskët. Kjo pemë është gati 10 vjeçare”, vijon drejtuesi, duke treguar për kohën e rritjes së bredhave dekorativë.

FOTO GALERI
4/10
"Kjo paletë me pemë Krishtlindjesh niset sot drejt Parisit. Janë pemë të çerfikuara "Label rouge" (Etiketë e kuqe) që garanton freskinë e produktit, cilësinë e pemës dhe të ngjyrës", thote ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA