Presidenti i KiE: E ardhmja e BE është me Ballkanin Perëndimor, sot nënshkruajmë marrëveshje konkrete

06/12/2022 09:47

Presidenti i Këshillit Euopian, Charles Michel, tha para nisjes së samitit se kjo është një ditë historike jo vetëm për Tiranën, por edhe për marrëdhënien e BE me Ballkanin Perëndimor.

Zyrtari i lartë tha se e ardhmja e Bashkimit Europian është me Ballkanin Perëndimor dhe sot në samit do të nënshkruhen marrëveshje konkrete, për një të ardhme më të sigurt.

“Ky do jetë një takim i rëndësishëm, simbolik. Është hera e parë që mbahet këtu, në një vend jo-anëtar. Jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do jetë më e sigurt me përpjekjet tona. Sot do të nënshkruam marrëveshjen për tarifat roaming. Lehtësim për bizneset, qytetarët, turizmi. Kriza energjetike do të jetë çështja tjetër. Është emocionuese të jesh këtu.  E ardhmja e Europës, është e ardhmja e fëmijëve tanë, do të jetë më sigurt me Ballkanin Perëndimor. Afrimi me rajonin është i rëndësishëm për ne”- tha Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.

Pasojat e agresionit rus në Ukrainë; Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit; Shtimi ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja; Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar; Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor; Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Top Channel