Nënshkrimi i marrëveshjes Roaming në Tiranë, Ursula von der Leyen: Mundësi e shkëlqyer për t’u afruar me njerëzit

06/12/2022 11:21

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur firmosjen e marrësveshjes së tarifave Roaming në Tiranë, duke e cilësuar atë si mundësi të shkëlqyer për njerëzit, bizneset dhe turizmin.

Me marrëveshjen e sotme, operatorët e telekomit do të nisin uljen e tarifave të roamingut të të dhënave ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo është e mirë për biznesin dhe turizmin. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t’i afruar njerëzit”- shkroi Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen në Twitter.

 

Marrëveshja e parë që është nënshkruar në samitin e Be-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë është marrëveshja Roaming, që synon uljen e tarifave. Nënshkrimi i Deklaratës së Roaming-ut, do të garantojë ulje të ndjeshme të tarifave roaming  që nga 1 tetori 2023. Tarifat afër niveleve të çmimeve kombëtare synohen të arrihen deri në vitin 2027.

Po ashtu, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen falenderoi kryeministrin Rama për mirëpritjen e samitit në Tiranë.

 

Top Channel