Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak pas Beogradit ka mbërritur këtë të martë në Prishtinë.
Sikurse tha ai, këtë herë jo për menaxhim krize, por për të shtyrë përpara procesin e normalizimit, bazuar në Planin Franko Gjerman ose siç njihet planin e BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.
Lajçak bëri të ditur se brenda javësh pritet të takohen edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Procesi i normalizimit do të fillojë brenda disa javësh me diskutime dhe mbetet në dorën e palëve, nuk duam ta zvarrisim, momenti është tani por nuk do të jetë përgjithmonë. Nuk jam pro afateve, kishim shumë afate kohore, por deri në mars do të shohim se ku jemi në procesin e normalizimit.
I dërguari i BE-së tha se me kryeministrin Kurti, njësoj sikur edhe me Aleksandar Vuçiç një ditë më parë, diskutoi edhe për largimin e serbëve nga institucionet, u shpreh ai.
Tutje Lajçak tha se edhe me Kurtin ashtu si me Vuçiç diskutoi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës duke thënë që BE është e gatshme të ndihmojë në kthimin në normalitet të situatës. “Një gjë është e sigurt, që kemi një vakuum, vakuum të sigurisë që nuk është e mirë për askënd dhe duam të kthehemi në situatë normale ku policia janë atje dhe kryejnë punën e tyre dhe sistemi gjyqësor të funksionojë. Kjo është ajo se çka desha të dëgjojë nga të dy palët dhe si Bashkim Evropian jemi të gatshëm të asistojmë në kthimin e situatës në normalitet”.
Lajçak për zgjedhjet lokale tha se bisedoi me Kurtin se si do të organizohen ato e shtoi se nuk do që të bëhen faktor i destabilizimit të Veriut.
Top Channel