Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e fokusoi deklaratën e tij përpara samitit në dy çështje me interes për Shqipërinë e për Kosovën.

Marrëveshjen e detit dhe dialogun Prishtinë Beograd. Mitsotakis u shpreh me doza optimiste për arritjen e marrëveshjes, edhe pse pa hyrë më tepër në detaje.

Sigurisht që ne duam të arrihet delimitimi i zonës detare. Ka një kompleksitet çështjesh ligjore lidhur me të, megjithatë unë besoj se do të arrijmë një progres të qenësishëm. Vullneti ekziston nga të dyja palët, si unë dhe kryeministri Rama. Shpresojmë në arritjen e një ujdie bazuar në ligjin ndërkombëtarë, ose në firmosjen e një dokumenti në bazë të të cilët ta çojmë çështjen në gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Ka arsye për te qenë optimist sepse shohim që edhe pala shqiptare dëshiron që të arrihet në këtë fazë a me shpejt të jetë e mundur“- u shpreh Mitsotakis në Tiranë ku po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Kreu i ekzekutivit grek u shpreh po kështu mbështetës i fortë i gjetjes së një zgjidhjeje të shpejtë edhe për ceshtjen e Kosovës dhe Serbisë, por nënvizoi se për këtë, duhen lëshime nga të dyja palët.

Gjithmonë kemi inkuruajua dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim nga të dyja palët, e kuptoj kompleksitetin e çështjes po kështu jemi të vetëdijshme për fatin që kjo çështje të zgjidhjet. Dhe në mënyrë që kjo të zgjidhet të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas dhe pa u zgjidhur kjo do të jetë e vështirë të bëjmë progresin e nevojshëm për integrimin e plotë të Ballkanin Perëndimore në familjen europiane“- shtoi Mitsotakis.

Mitsotakis, që shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe zv/ministri i Jashtëm Kosta Fragojani, kishte  parashikuar edhe një vizitë në zonat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë të mërkurën, por e përditshmja greke “Kathimerini” thotë se ajo është anuluar dhe do të zhvillohet në një datë tjetër. Pas samitit, kryeministri grek do të takohet me  Kryepeshkopin Anastas Janullatos, me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe me kryetarën e parlamentit Lindita Nikolla.

Top Channel