Fiks Fare/ “Komshiu ndërton në zonë muzeale, e mbron dhëndri që punon në Prefekturën e Beratit”

06/12/2022 20:40

Një familje u ankua në redaksinë e Fiks Fare se komshiu i tyre ndërton mure, garazhe makine, porta metalike në zonën muzeale në Berat.

Por, asnjë institucion nuk ndërhyn, pasi dhëndëri i kësaj familje punon në Prefekturë. Ndërkohë, anëtarët e familjes janë ankuar edhe në Policinë e Beratit, por inspektori i policisë u thotë se “na kë bërë presion dhëndri”.

Të gjitha ndërtimet janë në afërsi të Drejtorit të Monumenteve në Berat, por edhe ky institucion s’ka ndërhyrë pasi “jemi akoma duke bërë projektin”.

Në redaksinë e Fiks Fare u ankua një zonjë, e cila ka shtëpinë në zonën muzeale në Berat, në afërsi të Xhamisë dhe Teqesë, ngjitur me Drejtorinë e Zonave Muzeale të qytetit. Thotë se komshiu i tyre bën punime ngjitur me banesën e saj, duke vendosur hekura, duke bërë mure, apo duke bërë edhe garaxhe makinash, por askush nuk ndërhyn pasi ka dhëndrin, Redis Kusta, sekretar në Prefekturën e Beratit.

Ka shkuar në IMT, në polici apo edhe te Drejtoria Muzeale, por askush nuk ndërhyn. Madje, Drejtoria Muzeale i thotë se ka të drejtë, por IMT as nuk vepron.

Madje, familja ka shkuar edhe në Bashkinë e Beratit, ku ka takuar drejtorin e IMT-së, por ky i fundit i ka nxjerrë nga zyra. Mes anëtarëve të familjes dhe drejtorit ka pasur edhe një sherr verbal, aq sa drejtori e ka quajtur qytetarin “drogaxhi, dil përjashta”.

Pas kësaj përgjigjeje, qytetarja shkon në Bashkinë e Beratit dhe takon pikërisht drejtorin e IMT-së. Ajo i kërkon informacion për ankesën, ndërsa ai i përgjigjet se “do ta sjellim me shkrim”. Qytetarët e pyesin nëse do të prishen apo jo ndërtimet, ndërsa ai u kthen përgjigje se “nuk e verifikojmë dot, inxhinierët janë në një drejtori tjetër dhe s’i komandon ai”.

Më pas, qytetarja dhe djali i saj shkojnë në Policinë e Beratit dhe takon inspektorin e policisë së zonës. Inspektori i përgjigjet se “unë kam pasur shumë probleme me ata”, duke iu referuar Redi Kustës, Sekretarit të Prefekturës Berat. Madje, për këto arsye edhe s’ka vepruar.

Por, familja ka bërë kallëzim edhe në Prokurorinë e Beratit, por megjithëse kanë kaluar vite, kjo akuzë s’ka ndërmarrë asnjë veprim. Madje, në momentin që qytetarja dhe djali i saj shkojnë në këtë prokurori, askush nuk i pret, teksa u përgjigjen se “hajde të hënën”.

Gazetarët e Fiks Fare interesohen edhe në Drejtorinë Muzeale të Beratit, teksa bisedojnë me një drejtor. Ai thotë se është e vërtetë se kanë lëshuar një shkresë se ndërtimet nuk duhen lejuar. Drejtori fillimisht nuk pranon të japë intervistë, ndërsa më pas kërkon që gazetarët të dalin nga ambientet e zyrave. Por, më pas kur ngrihet kamera, thotë se “ato ndërtime nuk lejohen në zonën muzeale”. Gazetarët e pyesin se drejtoria është shumë afër tyre, vetëm disa metra më larg.

Drejtori përgjigjet se “janë ndërtuar shumë kohë më parë dhe se po bëjmë projekt që më pas të tenderojmë edhe rregullimet përkatëse të kësaj zone”. Në fund pohon se drejtoria vetëm sa konstaton ndërhyrje në fasadë, pasi për veprimet e tjera duhet të ndërhyjë IMT apo policia.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA