“Duhet folur për progresin, jo vetëm për atë që duhet bërë”, kryeministri belg në Tiranë: Rusia përpiqet të ndikojë jo vetëm në rajon

06/12/2022 10:47

“Angazhimi financiar i BE-së në rajon është dicka e dukshme.” Kështu u shpreh në Tiranë kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ndërsa mbërriti për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

“Ka përparim ambicie. Ka një punë të jashtëzakonshme. Momente si ky, duhet të tregojnë se ka progres në këto vende. Duhet folur për progresin jo vetëm për atë që duhet bërë.

Më lini t’ju them se ka shumë harmonizim mes vendeve të BE. E kemi parë sa i rëndësishëm është. Në Belgjikë kemi patur disa diskutime. Në një fushë si migracioni duhet dialog konstant.

Rusia përpiqet të ndikojë jo vetëm në rajon por edhe në BE. Përgjigjja jonë e vetme mund të jetë se bashkimi ynë është më I fortë se kurrë. Ka një përparim të dukshëm dhe ka një përgjigje nga BE për këtë. “ u shpreh ai për mediat.

Top Channel