Dita e Tokës/ Në Tiranë u diskutua gjendja e tokave bujqësore në vend

06/12/2022 10:47

5 dhjetori është shpallur Dita Botërore e Tokës ose Dheut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë ditë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Ministrinë e Bujqësisë etj mbajti një konferencë me temë, menaxhimi i burimeve tokësore në Shqipëri.

Një ndër çështjet që u diskutua ishte krijimi i bankës së tokës, sepse megjithëse ne kemi vetëm 500 mijë hektar tokë një pjesë e mirë lihet djerrë.

Gjithashtu u diskutua gjendja konkrete e tokave bujqësore në Shqipëri në lidhje me aspekte të kërkimit shkencor, me legjislacionin apo administrimin e saj duke e konfrontuar edhe me politikat e BE-së.

Dita Botërore e Dheut mbahet çdo vit më 5 Dhjetor si një mjet për të përqendruar vëmendjen në rëndësinë e tokës së shëndetshme dhe për të avokuar për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve të tokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA