Incidenti ndaj Berishës në protestë mori vëmendjen e aktorëve politikë në vend dhe jashtë. ambasada amerikane duke etiketuar Berishën si deputet të thjeshtë, u kërkoi autoriteteve hetim për ngjarjen.

Një thirrje të ngjashme për hetim bëri dhe presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Për dhunë ndaj Berishës reagoi edhe Lulzim Basha, i cili apeloi që ngjarja të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje.

Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar shkruan Basha ne Twitter

Edhe kreu i qeverisë Edi Rama reagoi për aktin e dhunshëm ndaj Berishës. Rama tha se kushdo që përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.

Ndërsa ish presidenti Ilir Meta shkroi në rrjetet sociale se asnjë lloj pengese nuk e ndalin dot manifestimin e shkëlqyer të shqiptarëve të vërtetë europianë.

Top Channel