SHBA, sulmi me armë ndaj dy-nënstacioneve elektrike në Karolinën e Veriut lë mijëra njerëz pa energji (fotot)

05/12/2022 18:30

Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të dyshuara ndaj dy nën-stacioneve elektrike.

Stacionet elektrike të Karolinës së Veriut u goditën nga zjarri i armëve në atë që policia po heton si akt kriminal, i cili shkaktoi dëme që mund të kërkojnë disa ditë për t’u riparuar.

Ndërprerjet e energjisë nisën mbrëmjen e të shtunës dhe zyrtarët vendorë kanë shpallur gjendjen e emergjencës, shtetrrethim naten, ndërsa sot ishin mbyllur shkollat.

“Një sulm i tillë ndaj infrakstrukturës është një krim serioz e i qëllimshëm. Pres që autoritetet të hetojnë gjerësisht e të sjellin para drejtësisë përgjegjësit”, shkruante guvernatori Roy Cooper në rrjetet sociale.

Sherifi Ronnie Fields tha në një konferencë shtypi se autoritetet nuk kanë përcaktuar ende motivin e sulmeve, duke thënë vetëm se “dikush ndaloi makinën dhe hapi zjarr ndaj nënstacionit. Ata shtonin se në të dyja impjantet hyrja ishte bërë me forcë.

“Asnjë grup nuk ka dalë me sa dimë ne, për të marrë përgjegjësinë, po hetojmë për të gjitha mundësitë”, tha Fields.

Ai shtoi se FBI po bashkëpunon me hetuesit për gjetjen e përgjegjësve. “Sulmi ishte i shënjestruar, nuk ishte i rastësishëm”, tha ai, duke shtuar se siguria është shtuar në impjante të tjera të ngjashme.

Mediat raportonin se më shumë se 35,400 abonentë kishin mbetur pa energji elektrike, sipas rrjetit vendas të statistikave poweroutage.us.

Zëdhënesi i kompanisë elektrike Duke Energy tha se shumë pajisje ishin dëmtuar, të cilat duhet të zëvendësohen, por ndërprerjet mund të zgjasin disa ditë.

Qyteti i prekur Moore County, ka rreth 100,000 banorë dhe njihet për rezortet e golfit e komunitete të tjera.

FOTO GALERI
2/3
Ndërprerjet e energjisë nisën mbrëmjen e të shtunës dhe zyrtarët vendorë kanë shpallur gjendjen e emergjencës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA