Kandidati Ndriçim Babasi kërkon të tërhiqet nga balotazhi në Bashkinë Krujë.

Në kërkesën dërguar degës së PD-së në Krujë, Babasi shkruan se nuk e shikon më të arsyeshme të vazhdojë garën për Primaret në PD Krujë për shkak të disa parregullsive ditën e votimit me listat dhe votuesit.

Procesi i primareve u shoqërua me akuza dhe tërheqje nga gara të disa kandidatëve.


Në primaret për Krujën, Ndriçim Babasi mori 346 vota nga demokratët dhe doli në balotazh me Agron Lokën që grumbulloi 548 vota.

Top Channel