21/12 11:47
Një anije e vogël me gjatësi 6 metra, raportohet të jetë mbytur pasditen e djeshme në ujërat e ishullit jugor të Italisë Lapedusa.
Mediat italiane bëjnë me dije se 32 emigrantë, përfshirë tre gra u shpëtuan nga anija patrulluese e rojës bregdetare.
Megjithatë sipas autoriteteve katër persona janë zhdukur, duke përfshirë dy fëmijë, njëri 6 vjeç dhe një foshnjë 6 muajshe, prindërit e të cilëve zbarkuan me 30 emigrantët e tjerë, ndërsa edhe dy burra raportohen të zhdukur.
Polumbarët dhe autoritetet e kërkim-shpëtimit po punojnë për gjetjen e katër të zhdukurve.
Top Channel