Interpelancë për taksën “Kumbaro” në Divjakë, Dhori: E neveritshme! Recitoni gafat e ministrisë

05/12/2022 18:39

Deputetja Ilda Dhori dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkuan interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë kësaj seance plenare për çështjen e vendosjes së traut të Parkut të Divjakës.

Deputetja theksoi se ministrja Kumbaro nuk ka informacion të mjaftueshëm për zonën e Divjakës dhe ka bërë gafa me postimet në faqen e Ministrisë.

Ajo theksoi se rruga që duan të bllokojnë është e vetmja që mundëson aksesin në plazhin publik të Divjakës, ndryshe nga ajo cfarë është thënë nga ana e ministres.

Ilda Dhori: Ministrja la 50 lekë këtu, ia kthejmë ministres se është e neveritshme, se u duket shumë 5 mijë lekëshi i pensionistit kur 50 lekëshi është shumë pak, atë pensionistin që pret 5 mijë lekëshin e propagandës suaj. Është e turpshme që kemi të bëjmë me një ministri me dy standarde, ku ka arritur arroganca, e këtyre, janë ata që tallen, nuk flasim për xhepin tuaj për xhepin tuaj se sa janë qindarkat, po flasim për qytetarët shqiptarë dhe një çështje dinjiteti, nuk do të ketë asnjëherë asnjë taksë për të shëtitur karrocën e fëmijës, nuk mund të kthehet në zonë militare, Ju tregoni nivelin tuaj të varfër, nuk flitet për qindarkat, por për dinjitetin e atyre njerëzve, ata të diturit, të mençurit, nga të cilët e morët shumë mirë mësimin, me mbi 1200 e ca hektarë një park unik, asnjë fjalë nuk tha për atë plazh publik, sepse nuk e ka informacionin që me atë rrugë aksesohet plazhi, ajo recitoi një gafë me të cilën kanë qeshur dhe janë shokuar të gjithë nga injoranca, në 17 tetor protestonin, kishin lënë arat e tyre, gjënë më të rëndësishme. Ministria në faqen zyrtare bën një deklaratë që tregon zbuluar varfërinë. Rruga ku vendoset sistemi i kontrollit të lidh me parkun dhe s’të lidh me asnjë aks. Unë për këtë e kam dërguar në gjykatë ARRSH-në në emër të qytetarëve që më kanë votuar, kushdo qe e ka vizituar Divjakën e ka kuptuar se është e vetmja rrugë aksesi për të hyrë në plazhin e Divjakës. E vetmja rrugë e asfaltuar që të jep akses me vijën bregdetare, kjo nuk do të ndodhë kurrë s’e ata dinjitozët e Divjakës jua dhanë mësimin, ato janë gafat tuaja dhe të ministrisë, ju nuk keni informacion që ajo taksa e 100 lekëshit mblidhet pa kupton tatimor, deklarohet sa deklarohet dhe ato, ato taksa shkojnë në bashi. Kjo VKM Mund të jetë shumë e mirë, por ju lutem merrni informacion për Divjakën, nuk vlen, nuk mund të përdoret kurrë se mund të jetë për disa atraksione por jo për të privatizuar. Shqiptarët e kanë të qartë që është lufta e pushtetit. Pensionisti i Lushnjës duhet të paguajë 150 lekë për makinën, aty janë 85 çifte të pelikanit kaçurrel. Kjo zona militare bllokon aksesin për plazhin publik të Divjakës. Recitimet e propagandës të na i kurseni se nga mëngjesi në darkë shqiptarët janë të regjur. Prisja të kishit reflektuar, por zyra qendrore e propagandës nuk jua lejon ta bëni një gjë të tillë. Ministrja del këtu dhe nxjerr 50 lekëshin për të injoruar shqiptarët.

Top Channel