Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi, anëtarët Ervin Minarolli, Keltis Kruja dhe Fatbardha Kadiu shpallën fituesit e Primareve për bashkitë e mbetura.

Më poshtë janë emrat e fituesve në bashkitë e mbetura.

Për Bashkinë Kurbin fitues i garës së Primareve është Behar Haxhiu me 74% të votave.

Për Bashkinë Lezhë fitues është Pashk Gjoni me 52% të votave.

Për Bashkinë Klos është Bedri Hoxha me 59% të votave.

Për Bashkinë Durrës fitues është Igli Cara me 82% të votave.

Për Bashkinë Shijak fitues është Rezart Tusha me 74% të votave.

Për Bashkinë Bulqizë Dëfrim Fiku me 61% të votave.

Për Bashkinë Tropojë fitues është Besnik Dushaj me 69% të votave.

Për Bashkinë Has është Miftar Dauti me 63% të votave.

Për Bashkinë Elbasan është fitues Luçiano Boçi për të cilin kanë votuar 99% e votuesve.

Për Bashkinë Cërrik fitues është Servet Duzha me 70% të votave.

Për Bashkinë Kukës është konfirmuar Admir Sinamati me 98% të votave.

Në Bashkinë Kavajë fitues është Fisnik Qosja me 51% të votave.

Për Bashkinë Kamëz fitues është Arjan Hoxha me 62% të votave.

Për Bashkinë Devoll fitues është Ervis Hajdërrli me 87% të votave.

Për Bashkinë Korçë fituese është Ledina Alolli me 56% të votave.

Për Bashkinë Kolonjë është konfirmuar Et’hem Lumani me 100% të votave.

Për Bashkinë Kuçovë konfirmuar Lefter Maliqi me 96% të votave.

Për Poliçanin Behar Xhaferraj gjithashtu i konfirmuar me 99%.

Lushnja, Eduart Sharka ka fituar me 90% të votave.

Në Bashkinë Përmet konfirmohet Edmond Komino me 95% të votave.

Në Tepelënë fiton Baftjar Imeri me 60% të votave.

Në Gjirokastër fiton Dorjan Lani me 78% të votave.

Në Këlcyrë fiton Arjan Kasaj me 81% të votave.

Në Vlorë fiton Hysni Sharra me 53% të votave.

Në Bashkinë Konispol fiton Fatmir Shero me 77% të votave.

Për Bashkinë Delvinë fiton Ilir Mehmeti me 53% të votave.

Në Mallakastër Resmi Shanaj me 74% të votave.

Në Roskovec Erdit Hazizaj ka fituar me 60% të votave.

Në Divjakë Aurel Malko ka fituar me 64% të votave.

Dhe në Libohovë Adil Xhelili konfirmohet me 99%.

Fituesit për 17 bashkitë e tjera janë publikuar, ndërsa për 9 bashki gara ka kaluar në balotazh.  Gara do të zhvillohet të dielën në datën 11 dhjetor.

Për herë të parë në primare kanë votuar jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët, të cilët mbështetën kandidatët, që do të garojnë për të përfaqësuar demokratët në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

 

Top Channel