Deputeti me dy bidonë vaji në foltore: Skema subvencionimi për të lehtësuar fermerët

05/12/2022 20:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula surprizoi këtë seancë parlamentare, duke hyrë në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë me një thes të mbushur me ullinj, ndërsa në foltore ai mbajti fjalën e tij ndërsa mbante dy bidonë me vaj.

Një bidon mbante vaj ulliri, kurse tjetri kishte vaj luledielli, duke simbolizuar se ky i fundit po shitet aq sa vaji I ullirit.

Ai theksoi se qeveria duhet të vendosi skema të thjeshta subvencionimi për të lehtësuar fermerët.

Sula: Në vend që ka det dhe bëhet ulliri është gjynah të jesh i varfër, muaji i vjeshtës që është mbjellja, shumë e thjeshtë është që për çdo familje bujqësore në fund të subvencionohet, do ju kërkoja shumë miqësisht si përfaqësues i atyre fermerëve të cilët ne të gjithë deputetët i njohin hallet e tyre përditë mundohemi t’i ndihmojmë, t’i lehtësojmë, nuk ka më të reja e të rinj në fshat, ulliri pas 10 vitesh nis të japë prodhimin është gjynah që vaji të shitet përsëri me vajin e kikirikut, të jeni të sigurt që të gjithë fshatrat do e mbajnë në shtëpitë e tyre, skema të thjeshta subvencionimi, t’i venë paratë tek fermerët, ju i kërcënoni se do u merrni tokat shqiptarëve.  Para dy muajsh linçuat me forcë që do të kenë subvencione, 4300 fermerë janë të skualifikuar, kjo është e vërteta, nëse ne bëjmë shpopullimin e fshatit dhe është i vetmi sektor që prodhon. Janë njerëzit më të vuajtur, 28 mln euro nuk kanë për vajtur vajtur tek fshatarët. A e dini që ka tetë vjet që gjithë fermerë nuk kanë marrë t1.6 mln euro nga firma greke, firma greke thuhet që ka falimentuar, ndërkohë që vijonte aktivitetin vend tjetër, shteti shqiptar ishte aksioner, pa dashur aspak t bëjmë politikë, hidhni sytë nga fshati se shkojnë të punojnë në Greqi dhe në jug të Italisë se s’u dalin llogaritë.

Top Channel