Primaret në PD/ Demokratët zgjodhën sot kandidatët për zgjedhjet lokale, mbyllet procesi i votimit! Fituesit e parë

04/12/2022 18:17

Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka mbaruar disa minuta më parë, pas 10 orësh të plota.

I vetmi qytet ku është shtyrë orari i votimit është Lezha, për shkak të numrit të lartë të simpatizantëve.

Totali i personave që kanë votuar në të gjithë vendin ka qenë 55281.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka përfunduar edhe procesi i numërimit në disa qytete.

  • Në bashkinë e Memaliajt, pas numërimit të votave komisioni ka konfirmuar fitues Albert Malajn me 300 vota kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota, ndërsa 4 vota ishin të pavlefshme.
  • Në Selenicë ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe për Bashkinë e Selenicës si kandidat i PD-së fiton Leonard Rakipaj me 270 vota nga 500 në total.
  • Në bashkinë e Vaut të Dejës fitues është Zef Hila me 743 vota kundrejt Kol Shabanit me 117 vota.
  • Në Bulqizë ka përfunduar numërimi ku fitues është shpallur Dëfrim Fiku me 453 vota duke lënë pas Fatos Hoxhën me 280 vota ndërsa 11 prej tyre ishin të pavlefshme.
  • Në Shijak mbyllet numërimi. Kandidati fitues nga primaret është Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota. Në primaret e Shijakut garuan edhe Agim Rameta dhe Fatbardh Gjata.
  • Mbyllet numërimi i votave të Primareve në Bashkinë Tepelenë. Baftjar Imeri ka marrë 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme.
  • Mbyllet votimi i Primareve në Bashkinë Gjirokastër. Pas numërimit të votave rezulton fitues Dorjan Lani 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota. Në Primaret e Bashkisë Gjirokastër kanë marrë pjesë 373 votues.
  • Mbyllet votimi i Primareve në Bashkinë Këlcyrë. Pas numërimit të votave rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota, përballë tij ishte Edmond Nano me 39 vota dhe 1 votë e pavlefshme.
  • Mbyllet procesi u numërimit për Primaret në Lushnjë . Eduart Sharka ka dalë fitues me 1021 vota ndaj  88 vota Erjon Kercukut 9 të pa vlefshme.
  • Në Pogradec rezultati mes garuesve ka qenë mjaft i ngushtë ku Oligert Muçllari ka marrë 289 vota ndërsa Zini Tollozhina 291 vota. 5 vota ishin të pavlefshme.
  • Ne Divjakë fiton Aurel Malko me 869 vota ndërsa Gjergji Janko 470 dhe 11 të pa vlefshme.
  • Në Devoll përfundon numërimi: 1184 vota Elvis Hajdërlli, 156 vota Vojsava Bregu, 18 vota Xhensila Kapo.
  • Perfundon numërimi në Elbasan pa surpriza ku gjithsej kane votuar 2183 persona. Nga të cilat 2168 kanë votuar pro Luçiano Bocit,7 kundër dhe të pavlefshme 8.
  • Ne Cërrik është mbyllur numërimi. Sipas rezultateve Servet Duzha ka marrë 260 vota ndërsa Ankelita Cela 107 vota.
  • Mbyllet procesi i numërimit ne Kurbin. Shpallet fitues Behar Haxhia me 1358 vota nga 1800 votues total.
  • Në Librazhd: Shaqir Kuka 55 vota, Ndricim Lila 45 vota, Mereme zeneli 59 vota, Agron Mekshi 23 vota, Arjanit Leka 149 vota, Shefki Çota 309 vota, 2 vota te pavlefshme.
  • Në bashkinë Klos: Bedri Hoxha 758 vota, Basir Çupa 528 vota, Veri Kuka 6vota.
  • Në Bashkinë Maliq, Primaret janë fituar nga Alfred Gega me920 vota nga1236 votues duke lënë kështu në vendin e 2-të kandidatin Alfred Berberi me 315 vota.
  • Në Korçë : Ledina Alolli 619vota, Gjergji Gjata 426vota, Entela Dvorani 47 vota. Te pavlefshme 16 vota.
  • Mbyllet procesi i numërimit edhe ne Mirditë. Nga 817 votues, kanë dalë ne balotazh Albert Mylyshi dhe Aleksander Lala.
  • Hysni Sharra fitues i primareve ne Vlorë. Sharra ka dalë fitues duke marrë 549 vota. Kandidatet  e tjera Nada Daullja ka marrëe 250 vota. Alta Haluci 231 vota. Kanë votuar 1040 anëtarë ,10 të pavlefshme.

Për herë të parë kanë votuar jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët, të cilët mbështesin kandidatët, që do të garojnë për të përfaqësuar demokratët në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar.

Në rast se asnjë nga kandidatët nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short.

Ndonëse cilësohen si garë për të zgjedhur kandidatin më të mirë, në disa prej bashkive primaret duket të dalin jashtë loje, për sa kohë është rezulton të jetë vetëm një kandidat. Në Shkodër, kandidati i vetëm është Bardh Spahia, në Elbasan Luçiano Boçi, në Kukës Admir Sinamati dhe në Poliçan kandidati i vetëm është Behar Xhaferaj. Për shkak të tërheqjeve nga ana e disa kandidatëve, nuk ka garë as në Vorë, Belsh, Libohovë e Kolonjë.

Ndërkohë, në pesë bashki të tjera këtë të diel nuk ka zgjedhje për primaret.

Në Malësi të Madhe, u vendos të mos mbahet procesi i votimit, për shkak se baza demokratike ka qëndruar larg konfliktit mes dy grupimeve.

Himara, Finiqi dhe Dropulli u lihen PBDNJ-së së drejtuar nga Vangjel Dule, ndërsa Pusteci i lihet partisë minoritare maqedonase.

Probleme ka dhe në bashkitë me disa kandidatë, pasi nga vetë këta të fundit janë hedhur akuza për manipulim votash.

Pasi u përjashtua nga gara për shkak të konfliktit me armë, kandidati në primare për Bashkinë e Kurbinit, Alfred Daci thotë se historia po përsëritet. “Vitet ecin por kriza aktuale nxjerr në pah paaftësinë dhe papjekurinë e institucioneve tona ‘Demokratike’”, shkroi Daci në një reagim, menjëherë pas vendimit të KOKOE të shtunën.

Edhe avokati Ermal Hamataj, kandidat në primare për bashkinë e Fierit ka folur për garë të manipuluar.

FOTO GALERI
2/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA