Marina ukrainase ka akuzuar Rusinë se ka përdorur armë të ndaluara kimike kundër forcave ukrainase në lindje të shtetit.

Përmes një postimi në Facebook më 4 dhjetor, marina tha se Rusia ka lëshuar nga dronët granata me kloropicirin.

Megjithatë, marina tha se trupat ukrainase kanë përdorur mbrojtje kimike “për të mbrojtur veten nga efekti i fortë irritues” i kësaj substance të ndaluar.

Në nëntor, Politico, duke cituar burime, kishte raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, kishte shprehur frikën se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, nëse trupat e saj do të përballen me humbje në fushëbetejë.

Sipas këtij raportimi, SHBA-ja ishte thënë se së bashku me aleatët e saj duhet të bëhet gati nëse përdoren armë të tilla.

Kloropicirini – që ishte zhvilluar si helm me gaz gjatë Luftës së Parë Botërore – thuhet se u shpërnda duke përdorur granata të llojit K-51.

Pretendimet e marinës ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Deri më tani, Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt – nuk ka reaguar për këto akuza të Kievit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA