Argjentinasit të çmendur, 90 mijë fansa të mbledhur para një ekrani gjigant në Mar del Plata
04/12/2022 13:59
Një turmë e pabesueshme njerëzish, të mbledhur përballë detit, në qytetin Mar del Plata, u përlot për fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Australisë dhe kaloi në ekstazë pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Në vendin latino-amerikan, ku njerëzit janë “të sëmurë” pas futbollit dhe i falen “Zotit” të kësaj loje, Diego Armando Maradonës, ëndërrojnë të përsëritin suksesin e arritur në Botërorin e vitit 1978 dhe atë të vitit 1986.
Është mundësia e fundit që Lionel Messi, tashmë 35-vjeç, që ngrejë lart Kupën që do ta bënte ndoshta më të madhin e historisë./ Supersport
Top Channel