“Zot fali se nuk dinë çfarë bëjnë”/ Një ditë para votimit në primare, kandidati i përjashtuar i Kurbinit hedh akuza të forta për procesin

03/12/2022 15:51

Ndonëse u promovuan si risi, primaret e Sali Berishës kanë kthyer konfliktet e akuzat e vjetra. Vetëm pak pasi u përjashtua nga gara pas konfliktit me armë, kandidati në primare për Bashkinë e Kurbinit, Alfred Daci thotë se historia po përsëritet.

“Vitet ecin por kriza aktuale nxjerr në pah paaftësinë dhe papjekurinë e institucioneve tona “Demokratike”” shkruan Daci në një reagim, menjëherë pas vendimit të KOKOE.

Në cdo negociatë, njeriu që punon ndershëm ështeëi destinuar të përballojë pjesën më të errët, ndërsa keqbërja dhe mosbesimi në fund shënojnë PIKË . Kush ushtron dinakërinë për të mirë apo për të keq, në fakt fsheh mungesën e aftesive për të arritur qëllimet e tij duke mos respektuar të tjerët.

Ju mbetem mirënjohes të gjithëve atyre që besuan tek unë dhe vlerat e mia, që besuan tek Demokracia e vërtetë. Besoj bindshëm që një ditë Demokracia do triumfojë, por jo me dinakerinë që karakterizon një pjesë të madhe të atyre që mendojnë se janë Demokratë të vërtetë. Demokratë e vertetë e duan vendin e tyre dhe nuk me mbetet vecse të them “Zot fali se nuk dinë çfarë bëjnë”

Unë nuk humbas kurrë, ose mesoj ose fitoj !” shkruan Daci në reagimin e tij.

Akuza e Dacit, është e dyta brenda pak orëve për procesin e primareve. Pak më parë ishte avokati Ermal Hamataj, kandidat në primare për bashkinë e Fierit, i cili foli për garë të manipuluar. Po kështu, ndonëse cilësohen si garë për të zgjedhur kandidatin më të mirë, në disa prej bashkive primaret duket të dalin jashtë loje, për sa kohë është rezulton të jetë vetëm një kandidat.

Top Channel