Protesta e opozitës e cila është paralajmëruar të mbahet ditën kur mbërrijnë liderët e BE-së për Samitin, mund të mbahet vetëm jashtë perimetrit të sigurisë.
Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në takimin me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku lidhur me masat e sigurisë për mbarëvajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor.
“Ju garantoj që cdo gjë do të shkojë më së miri. Jemi plotësisht të përgatitur tamam si një vend europian. Ne asnjëherë s’kemi qenë kundër protestave, gjithmonë e kemi garantuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Kësaj radhe thjesht ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti dhe s’mund të protestohet. Jashtë kësaj zone ne do të marrim gjithë masat që edhe protesta të zhvillohet”, tha Ministri Çuçi.
Top Channel