Milioneri i Bitcoin merret peng nga Bentley i tij në qendër të Moksës, humbet kriptomonedhat (fotot)

03/12/2022 17:39

Viktima pretendon se autorët e maskuar kërkonin të zbraznin portofolin e tij dixhital të kriptomonedhave.

Një biznesmen rus ka thënë dje në polici se burra të armatosur e nxorrën me forcë nga makina e tij luksoze dhe e detyruan të tregojë kodet e portofolit të tij dixhital të kriptovalutës ku kishte rreth 250 bitcoin (me vlerë rreth $17 milionë), thanë burimet e sigurisë.

Viktima i tha oficerëve se incidenti kishte ndodhur të enjten në Moskë, ku autorët dolën nga një furgon që i bllokoi rrugën, e nxorrën nga makina dhe e shtrinë përtokë, i vendosën një qese në kokë dhe e çuan në një vendndodhje të paditur, shkruan agjencia RIA-Novosti.

Pretenduesi tha se kriminelët morën celularin e tij, ku qe instaluar një aplikacion për portofolin e tij dixhital. Në të kishte 250 bitcoin. Sulmuesit detyruan burrin të tregonte fjalëkalimet e portofolit të tij”.

Pasi autorët kishin marrë atë që kërkonin, ata kishin lënë burrin në një zonë pyjore pranë  Krasnogorsk, në veriperëndim të Moskës, thanë burimet.

Agjencia RIA-Novosti tha se një hetim kishte nisur edhe pse nuk është e qartë nëse portofoli dixhital i burrit kishte pasur vërtet shumën e madhe të kriptovalutave, apo nëse ato ishin zbritur.

Kanali ‘Baza’ në rrjetin ‘Telegram’ postonte pamje të kamerave të sigurisë ku supozohej të jepeshin imazhe të pengmarrjes. Aty tregoheshin njerëz të maskuar që nxirrnin burrin jashtë makinës së tij Bentley e zezë, e shtrinin pertoke, i vinin pranga dhe e fusnin në furgon.

Kanali Baza tha gjithashtu se bitcoin-ët e burrit nuk ishin tërhequr por mbeteshin në portofolin e burrit.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/3
Kanali ‘Baza’ në rrjetin ‘Telegram’ postonte pamje të kamerave të sigurisë ku supozohej të jepeshin imazhe të pengmarrjes

Top Channel