Infermierja ‘anti-vaksinë’ që injektoi 8,600 të moshuar me ujë të kripur, lihet e lirë nga gjykata gjermane (fotot)

03/12/2022 21:06

Një infermiere që ka injektuar rreth 8,600 të moshuar me një solucion të kripur në vend të vaksinës së Covid-19 është lënë sot e lirë nga gjykata.

Infermierja e ‘Kryqit të Kuq’, Antje T, 39 vjeçe, ka injektuar mijëra pacientë të moshuar në një qendër vaksinimi në Gjermani me atë që iu thoshte se ishte vaksina BioNTech Pfizer por në fakt ishte vetëm një solucion uji të kripur.

Infermierja kishte dhënë vaksinat e rreme në qendrën Schortens në Friesland, në veri-perëndim të vendit, dhe u dënua vetëm me gjashtë muaj detyrim paraqitjeje.

Më 30 nëntor ajo ishte shpallur fajtore për sulm të qëllimshëm nga gjykata e Oldenburg në Saxony.

Pacientët e ‘vaksinuar’ nga Antje T ishin kryesisht punonjës spitali, mësues e doktorë mbi moshën 70 vjeçare, në periudhën mars prill 2021.

Policia tha se gruaja ishte e aftë të fuste solucionin e rremë pasi ishte përgjegjëse për përgatitjen e vaksinës ë shiringave, gjatë turnit të saj në qendrën e vaksinimit.

Por pas gati një muaji ajo u raportua nga një tjetër punonjës që e pikasi duke përdorur solucionin salin në vend të vaksinës në disa pacientë.

39-vjecarja gjithashtu postonte në rrjet fakte e opinione skeptike ndaj vaksinave COVID-19.

E pyetur nga policia ajo pranoi se kishte përdorur solucionin tjetër, por tha se i kishte ndodhur sepse i ishte thyer flakoni vaksinës.

Antje T gjithashtu i është hequr licenca e infermieres, shkruajnë mediat vendase.

Pas incidentit autoritetet nxitën viktimat e manipulimit të regjistroheshin për t’u rivaksinuar.

Antje T u gjykua për 15 incidente të tilla por prokurorët thanë se mund të kishte shumë më tepër.

Gjatë gjyqit të 30 nëntorit, infermierja kërkoi ndjesë në gjykatë, shkruan Daily Mail.

Ndërsa në lidhje me postimet anti-vaksina në rrjet, gjykatësja tha: “E akuzuara ka shpërndarë disa teori konspiracioni në rrjet dhe në mediat sociale”.

“Por gjykata nuk mund të përcaktojë me saktësi nëse këto lloj idesh ishin motivimi për veprimet e saj deh sabotimin e fushatës së vaksinimit”.

Verdikti besohet se mund të apelohet brenda javës.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel