62 vjeçarja humb jetën në anijen ‘krocerë’ nga xhamat e thyer pas valës gjigante në oqean (fotot)

03/12/2022 15:37

Një grua amerikane ka humbur jetën dhe katër të tjerë u plagosën kur një valë gjigante goditi kroçerën luksoze Viking Polaris gjatë lundrimit në jug të ujerave te Argjentinës, njoftonin sot autoritetet vendore.

Viking Polaris po lundronte dje drejt Ushuaia në Argjentinë — e njohur si pikënisje e ekspeditave shkencore drejt Antarktidës, kur sipas raportimeve, një vale gjigante e izoluar goditi mjetin.

62-vjecarja ende e paindentifikuar u godit nga xhamat e thyer të kabinës, sipas prefekturës detare argjentinase.

Katër të tjerë raportoheshin të plagosur, ndërsa një çift amerikan që udhëtonte me Viking Polaris, çmimi i të cilës është rreth $13,000 për dy javë, tha për rrjetin WRAL News: “Ishte e papritur, e frikshme, nuk e dinim nëse duhet të bëheshim gati të braktisnim anijen”.

Ata thanë se besonin fillimisht se kishin goditur një ajsberg, por më vonë u raportua për alarmin e një vale të ardhur nga një stuhi arktike.

Anija pësoi dëme të vogla dhe u ankorua në Ushuaia sipas programit.

Në një deklaratë ekuipazhi njoftonte: “Me trishtim njoftojmë ndarjen nga jeta të një të ftuari të udhëtimit, anëtarët e saj të familjes janë njoftuar të cilëve u dhamë ngushëllimet tona”.

Viking Cruises, një nga kompanitë më të mëdha të krocerave në botë, thanë se po hetonin faktet rreth incidentit”.

Viking Polaris është anija më e re e flotës e lëshuar në ujë sivjet.

Aj mban 378 të ftuar dhe është prodhuar nga grupi holandez VARD.

FOTO GALERI
1/3
Një grua amerikane ka humbur jetën dhe katër të tjerë u plagosën kur një valë gjigante goditi kroçerën luksoze Viking Polaris

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA