Ukraina jep shifra! Nga fillimi i luftës janë vrarë deri në 13 mijë ushtarë

02/12/2022 08:19

Deri në 13,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus.

Lajmin e ka bërë me dije Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se midis 10,000 dhe 13,000 trupa kishin vdekur.

Ai tha se gjatë qershorit rreth 100-200 ushtarë ukrainas po vdisnin çdo ditë.

Muajin e kaluar, gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley, tha se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas ishin vrarë dhe plagosur që nga fillimi i luftës .

Ndërsa në një fjalim video të mërkurën, kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen tha se 100,000 trupa ukrainase ishin vrarë. Megjithatë, një zëdhënës i Komisionit të BE-së më vonë sqaroi se ky ishte një gabim, dhe shifra i referohej të vrarëve dhe të plagosurve.

Duke folur për kanalin televiziv ukrainas Channel 24, Podolyak tha se Kievi po fliste hapur për numrin e të vrarëve.

“Ne kemi vlerësime zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm, vlerësime zyrtare nga komandanti i përgjithshëm dhe ato variojnë nga 10,000 deri në 12,500-13,000 të vrarë,” tha ai.

Podolyak gjithashtu sugjeroi se deri në 100,000 ushtarë rusë ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, dhe se 100,000 deri në 150,000 të tjerë ishin plagosur, ose ishin të zhdukur ose të paaftë për t’u kthyer në luftime.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta