Ukraina ka marrë më shumë se 80 mijë gjeneratorë në javët e fundit, pas shkatërrimit të infrastrukturës energjitike.
“82,124 gjeneratorë të energjisë dhe 3,075 transformatorë të energjisë u importuan në Ukrainë nga 9 deri më 30 nëntor. Gjithashtu, në të njëjtën periudhë janë importuar 266,596 power bankë dhe akumulatorë”, tha anëtari i parlamentit ukrainas Yaroslav Zheleznyak.
Ai është ndihmës kreu i komisionit parlamentar për financat, taksat dhe politikën e importit, i cili ka bërë bilancin e gjeneratorëve për ngrohje që iu dhuruan vendit.
Këtë javë qeveria e Shteteve të Bashkuara premtoi më shumë se 50 milionë dollarë pajisje për të mbështetur sistemin elektrik të Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi të mërkurën se pajisjet ( gjeneratorët, transformatorët dhe pjesët rezervë), do të mbërrinin në Ukrainë brenda disa ditësh ose javësh.
Top Channel