SHBA për Open Balkan: Të diferencohet zona e tregtisë së lirë nga zona e kontrabandës!

02/12/2022 20:17

Dy kushte vendos SHBA-ja për të mbështetur Ballkanin e Hapur. Në këtë nismë, sipas zëvendës/ndihmës Sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, Kosova aty duhet jetë krejtësisht e barabartë.

Diplomati amerikan tha se Aleksandar Vuçiç është zotuar ta pranojë një gjë të tillë, por tani Shtetet e Bashkuara do të testojnë vërtetësinë e këtij premtimi të tij. Escobar nënvizoi po kështu se Serbia duhet të njohë kufijtë me Republika Srpska’n dhe me Kosovën Veriore si kufij ndërkombëtarë.

Ballkanin e Hapur e mbështesim vetëm nën dy kushte: njëri është që të jetë i hapur për të gjithë, i hapur për të gjithë si anëtar i plotë. Sfidat e CRM (Common Regional Market dhe RCC (Regional Cooperation Council) dhe mekanizmave tjerë është se vendosin kufizime për anëtarësimin e Kosovës. Nuk duhet të ketë limite të tilla, duhet të jetë anëtare e plotë e të gjitha institucioneve. Kjo është një nga gjërat që duhet ta testojmë, duhet ta testojmë zotimin e Presidentit Vuçiç që Kosova do të jetë anëtare me të drejta të plota  dhe t’i pranojë dokumentet që i lëshon Qeveria e tyre Kosovës”, u shpreh Escobar.

Pika tjetër kyçe, është ajo e kufijve. “Nëse në fillim janë bashkuar tre ose katër anëtarë në Ballkanin e Hapur], atëherë kjo kërkon një diferencim ndërmjet një zone të tregtisë së lirë dhe zonës së lirë të kontrabandës, pra kontrolli  i kufijve. Kjo nënkupton që duhet t’i njohin kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Republika Srpska’n dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës Veriore si kufij ndërkombëtarë të rregulluar nga Serbia dhe tre vende anëtare të NATO’s”, ishte komenti i tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA