Qëlloi me armë pranë selisë së PD në Kurbin, gjykata vendos masën “detyrim paraqitje” për Van Ricën

02/12/2022 13:00

Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Van Ricën, anëtarin e Rithemelimit që qëlloi me armë Kasteriot Markun të dielën në darkë në selinë e PD-së dega Kurbin.

Rica akuzohet për tre vepra penale “Armëmbajtje pa leje” “Kanosje” dhe prishja e qetësisë publike.

Çështja ndaj tij u gjykua nga gjyqtari Olsi Skrame dhe prokurorja Matilda Fetahu.

Si ndodhi ngjarja?

Shkak për sherrin mes Van Ricës dhe Kasteriot Markut, është bërë kërkesa për shtimin e simpatizantëve në listat e PD që do të votojnë me 4 dhjetor për primaret.Nga anëtari i PD Van Rica, është kërkuar që të shtohen disa simpatizantë ndërkohë kjo është kundërshtuar nga nën kryetari i kësaj dege Kasteriot Marku.

Sherri më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve por fatmirësisht asnjë nga personat nuk ka mbetur i lënduar. 53-vjeçari Rica rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç, çka shpjegon edhe pse ai dispononte një armë. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA