Presidenti Begaj në Vatikan, pritet nga Papa Françesku: Bisedë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

02/12/2022 17:05

Presidenti i Republikës  Bajram Begaj, është pritur këtë të premte në një takim në selinë e Shenjtë nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Presidenti Begaj vlerësoi ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991, thuhet në njoftimin për shtyp nga Presidenca.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin dhe mbështetjen që Selia e Shenjtë dhe Papa Françesku kanë dhënë jo vetëm për rimëkëmbjen shpirtërore të shqiptarëve të besimit katolik, por veçanërisht për lartësimin e historisë dhe të modelit të bashkëjetesës e të harmonisë fetare të shqiptarëve.

Presidenti Begaj e njohu gjithashtu Kardinalin Parolin me vokacionin dhe progresin e Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, angazhimet e saj në kuadër të forcimit të fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe kontributin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023.

Më herët, së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, presidenti Begaj u prit në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Begaj e falënderoi Atin e Shenjtë për audiencën dhe duke iu referuar marrëdhënieve historike e shumë shekullore mes shqiptarëve dhe liderëve të tyre me Selinë e Shenjtë, shprehu mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shteti i Vatikanit ka bërë për popullin shqiptar, sidomos pas ndryshimeve demokratike në vitet ’90.

Kreu i Shtetit vlerësoi vizitat e Papa Vojtilës në vitin 1993 dhe të Papa Françeskut në vitin 2014 si mesazhe të forta mbështetëse për shqiptarët, për historinë dhe sakrificat e tyre për liri, pavarësi e dinjitet.

Duke iu referuar vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, Presidenti Begaj u shpreh se vlerësimet e Papës për bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare në Shqipëri i bën krenarë të gjithë shqiptarët. Presidenti Begaj e siguroi Papa Françeskun, se shqiptarët ndjehen të vlerësuar dhe janë mirënjohës për vendimet e Papa Françeskut dhe të Selisë së Shenjtë për shenjtërimin e Nënë Terezës, lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, emërimin e At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi i Vatikanit, dhe së fundmi të emërimit të Imzot Arjan Dodajt si Kryeipeshkv i metropolit shqiptar të Tiranë-Durrësit.

Një vëmendje të veçantë në takimin me Atin e Shenjtë, Presidenti i Republikës ia kushtoi Kosovës. Duke përshëndetur marrëdhëniet shumë të mira kanonike mes Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës, Presidenti Begaj nënvizoi se “që nga dita e shpalljes së pavarësisë Kosova ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në drejtim të ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA