Në Indonezi, seksi jashtë martese tashmë do të dënohet me burg (fotot)

02/12/2022 17:09

Parlamenti i Indonezisë pritet të kalojë së shpejti kodin e ri kriminal me disa kufizime të shtuara të drejtave siç është kriminalizimi i marredhënieve seksuale jashtë martesore dhe i ofendimit ndaj presidentit apo institucioneve.

Grupet e të drejtave të njeriut folën të alarmuar kundër ndryshimeve duke thënë se të gjithë qeveritë po përpiqen të cungojnë liritë e qytetarëve në emër të rendit ose të sigurisë.

Zv. Ministri i drejtësisë Edward Omar Sharif Hiariej, tha në një intervistë me rrjetin Reuters se kodi i ri kriminal pritet të kalojë në parlament më 15 dhjetor, duke thënë se ai “përshtatet me vlerat indoneziane”.

Nëse miratohet, kodi i ri aplikohet për indonezianët dhe vizitorët e huaj, të cilët nese kapen në seks jashtë martese mund të dënohen deri me 1 vit burg.

Ndërsa ofendimet ndaj presidentit marrin një dënim maksimal prej tre vjet burg, në vendin ku gjithashtu nuk lejohet ofendimi i institucioneve shtetërore apo pikëpamjet kundër ideologjisë shtetërore.

Aborti do të vijojë të mbetet ilegal, përveç rasteve të përdhunimit, sipas draftit të shikuar nga agjencia Reuters, me datë 24 nëntor.

Aktivistët e të drejtave thonë se ndryshimet janë një pengesë për demokracinë në vend ndërsa ekspertët e biznesit thonë se ato mund të dëmtojnë imazhin e vendit dhe të zvogëlojnë investimet.

FOTO GALERI
1/3
Proteste ne Indonezi ne qershor kunder kodit te ri kriminal

Top Channel