Kremlini i përgjigjet Biden-it: Vetëm po pranuat kushtet tona…

02/12/2022 20:37

Gatishmëria e Joe Bidenit për një takim me Vladimir Putinin, ku të diskutohet rreth fundit të luftës në Ukrainë, nuk ra në vesh të shurdhër, por pengesat nuk janë të vogla.

Edhe pse u shpreh i hapur për bisedime, Kremlini thotë se se refuzimi i SHBA-së për të njohur territoret e aneksuara nga Moska, po bëhet pengesë për një kompromis të mundshëm.

“Mënyra më e preferuar për të arritur qëllimet tona është nëpërmjet mjeteve paqësore e diplomatike. Putini ka qenë, është dhe mbetet i hapur për kontakte e negociata”, është shprehur Dimitri Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Rusia ka shpallur aneksimin e rreth një të pestës së territorit të vendit ish-sovjetik, Ukrainës, por këtë si Perëndimi, ashtu edhe Kievi nuk kanë ndërmend ta pranojnë. I pyetur nëse Moska shihte një mundësi për negociata pas deklaratës mbi këtë çështje të presidentit Biden, Peskov u përgjigj se “në thelb, shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se negociatat janë të mundura vetëm pasi Putini të largohet nga Ukraina”, e këtë, Kremlini, nuk mund ta pranojë.

Nëse ka interes nga ana e tij për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës, gjë që ai nuk e ka bërë ende, por nëse do ishte kështu, në konsultim me miqtë e mi francezë e të NATO-s, do të isha i lumtur të ulesha me zotin Putin për të kuptuar se çfarë dëshiron ai, e çfarë ka në mendje”, u shpreh më herët Biden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA