Drejtori i grupit ‘Planned Parenthood’ thotë se ‘fëmijët janë seksualë’ dhe duhet të edukohen si të tillë (fotot)

02/12/2022 21:49

Një drejtor në grupin amerikan jo-fitim-prurës ‘Planned Parenthood’ i akuzuar së fundmi si pedofil, thotë se nuk ka problem që fëmijët të marrin edukatë seksuale nga mosha e kopshtit madje dhe letërsi pornografie në mosha më të larta.

Bill Taverner, i cili ka mbrojtur edukatën seksualë në komisionet e Kongresit të SHBA në 2015, thotë se “seksualiteti është pjesë e jetës”.

Megjithë audiencat e larta të Taverner komentet dhe idetë e tij janë refuzuar shpesh nga masa si një promovim i ‘pedofilisë’ në SHBA.

Ky është një qëndrim që ai ka mbajtur deri në shkurt të vitit të shkuar, raporton rrjeti Fox News.

Grupi i planifikimit familjar ‘Planned Parenthood Federation of America’ thotë se jep “kujdes mjekësor për riprodhimin” në SHBA dhe vende të tjera.

Në raportet e tyre grupi thotë se kujdeset për më shumë se 2 milionë pacientë në vit në më shumë se 600 klinikat e tyre “të riprodhimit”, kryesisht duke kryer më shumë se 300,000 aborte.

Financimet e tyre llogariten në 1.3 miliardë dollarë në vit, mes të cilave $530 milionë në financime qeveritare nga rimbursimet e sistemit shëndetësor Medicaid, edhe pse shpeshherë klinikat e tyre janë përballur me padi, protesta e sulme të dhunshme prej promovimit të aborteve te vajzat e reja dhe praktikave agresive të ‘planifikimit familjar’.

Por megjithatë, dega e edukimit seksual të Planned Parenthood kërkon të furnizojë mësuesit amerikanë me tekstet e edukimit seksual.

Por jo të gjithë janë dakord me praktikat e Taverner dhe “Planned Parenthood” teksa shumë akuzojnë për manipulim e seksualizim të fëmijëve.

Britanikja Daily Mail veçonte disa përdorues në rrjetin Twitter, mes të cilëve disa komentonin: “Kjo është diçka e ndryrë për t’u thënë publikisht. Habitesh çdo ditë nga shthurja e të majtës maksiste në SHBA”.

“Këta janë njerëz që fitojnë para duke vrarë fëmijë”, shkruante përdoruesi duke iu referuar aborteve dhe promovimit agresiv të tyre nga agjencia.

Ndërsa në lidhej me opinionet perverse të Taverner për edukatën seksuale te fëmijët, komentuesi shkruante: “Në këtë mënyrë identifikohet mendësia e pedofilit. Ata që mendojnë se fëmija mund të jetë seksual, promovojnë pedofilinë dhe abuzimin seksual të fëmijëve”.

Një tejtër shkruante: “Ata nuk kanë respekt për fëmijët, si brenda mitrës së nënës edhe pasi dalin jashtë”.

Një tjetër komentonte për themelet e organizatës duke bërë lidhjen me komentet e Taverner: “Ata kërkojnë të normalizojnë perversitetet e tyre, një tjetër hap për shembjen e shoqërisë njerëzore, ata nuk kanë moral”. //Daily Mail/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA