18/12 21:14
Ivan Rakitic u tërhoq nga kombëtarja kroate dhe po e shijon Botërorin e Katarit si një tifoz, e si i tillë, i lejoi vetes edhe një shaka më tepër me Romelu Lukakun.
Sulmuesi belg shpërdoroi disa mundësi të mira në ndeshjen e djeshme dhe Kroacia siguroi kalimin në turin tjetër edhe falë gabimeve të tij në finalizim, ndërsa Rakitic nuk ia kurseu thumbimet në “twitter”.
“Bravo Lukakuuuu. Do të të nderojmë një muaj në Split. Bravooo”, thotë Rakitic në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, duke gjetur një mënyrë humoristike për ta falënderuar sulmuesin belg për rastet e humbura.
Top Channel