Bayern nis hapat konkret për të transferuar në Munchen, Marcus Thuram.
Sipas asaj që raportojnë mediat, kampionët e Gjermanisë do i ofrojnë një kontratë 5-vjeçare autorit të 10 golave këtë edicion. Bayern do i ofrojë një pagë prej 6 milionë eurosh neto në sezon, diçka që duket se e ka joshur futbollistin e Borussia Monchengladbach.
Thuram është në fundin e kontratës dhe shumë klube kanë shfaqur interes për të, por Bayern ka kontaktuar agjentin e lojtarit në Katar për të mbyllur gjithçka parimisht.
Interi ishte një nga klubet që donte të arrinte te sulmuesi, por oferta prej 30 milionë eurosh që ka bërë Bayern natyrisht i prish disi llogaritë e zikaltërve, të cilët jo vetëm duhet të nxitojnë, por dhe të bëjnë një ofertë financiare më të mirë për të rivalizuar Bayern.
Thuram këtë edicion e ka gjetur 10 herë rrugën e rrjetës në Bundesliga me Borussia Monchengladbach, ndërsa edhe 3 herë ka festuar në Kupën e Gjermanisë ndërsa aktualisht është pjesë e Francës në Botëror, aty ku mori disa minuta në fitoren 4-1 ndaj Australisë. Lojtari duket i bindur për largimin dhe pas Kupës së Botës do të vendosë se ku do të zhvendoset nga vera e vitit të ardhshëm.
Top Channel