​Kurti paralajmëron dorëheqje pas vrasjes së 35-vjeçares: Do hiqet i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë

02/12/2022 14:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vendimin e Gjykatës për pezullimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Ai ka deklaruar gjithashtu se për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë, duhet të japë dorëheqje ose hiqet i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë.

Para gazetarëve Kurti tha se nuk merren me vendimet e gjyqësorit, por i duhet të konstatoj se kur vije puna për vetveten gjyqësori del të jetë shumë efikas dhe i shpejt për dallim prej lëndëve të panumërta që po presin në sirtarët e Pallatit të Drejtësisë.

Këto komente shefi i ekzekutivit i bëri pas vizitës në Hendikos në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

“Ne nuk mund të merremi me vendimet të cilat i bënë gjyqësori, por më duhet të konstatoj me keqardhje që kur vije puna për vetvete po dalin të jenë shumë efikas, për dallim prej lëndëve të panumërta që janë pluhurosur në sirtarët e pallatit të drejtësisë, që lëngojnë aty e nuk trajtohen as me kohë e as siç duhet. Pra, është për të ardhur keq që shpejtësinë dhe efikasitetin po dëshmojë atëherë kur kanë interes vetë, interes të ngushtë“, theksoi Kurti.

Shefi i qeverisë, Albin Kurti i pyetur se a do ta tërheqë vendimin për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët theksoi se kur njerëzit mësohen me privilegje heqja e tyre u duket padrejtësi.

Por, siç u shpreh ai kjo nuk është padrejtësi, por se privilegjet kanë qenë të padrejta.

“Pagat në sektorin publik në përgjithësi do të rregullohet me këto dy ligje të reja të cilët tashmë kanë shkuar në Kuvend për lexim të parë është ligji mbi Pagat dhe Zyrtarët Publik andaj është e domosdoshme që të gjithë të përqendrohemi tek këto dy ligje të reja e të mos kërkoj askush zgjidhje të privilegjuar. Bindja ime e fuqishme nga ajo çfarë po ndodh këto ditë me grevën e gjyqtarëve dhe prokurorëve është se kur njerëzit mësohen me privilegje heqja e tyre u duket padrejtësi, por kjo nuk do të thotë se është padrejtësi, do të thotë se privilegjet kanë qenë të padrejta”, u shpreh Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar pas vrasjes së gruas shtatzënë e cila po dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, tha se zinxhiri institucional i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje apo edhe hiqet.

“Grupi ndërministror ka shtruar disa kërkesa që unë i kam aprovuar dhe tash do të bëhet inspektimi i gjithë zingjirit institucional i papërgjegjësisë duhet të dorëhiqet apo hiqet”, theksoi shefi i qeverisë.

Sa i takon afatit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti tha se nëse e duam normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk nevojiten vite për marrëveshje, por fare pak muaj.

“Nëse e duam marrëveshjen me gjithë mend nëse duam normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka kurrfarë dyshimi që nuk nevojiten disa vite, por nevojiten disa muaj mbase do të thosha fare pak muaj, gjithsesi para pranverës të vitit të ardhshëm”, u shpreh Kurti.

Kurti pati edhe një përgjigje karshi fyrjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili Kurti e quajti “llum terrorist”, pas emërimit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive Nenad Rashiç, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës si dhe Rada Trajkoviçin këshilltare të tij.

Ndërsa, theksoi se çështja e pakicave në Kosovë është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës dhe kushdo që është i pakënaqur me të, sipas tij duhet të ketë barrën e provës dhe argumentit.

“Unë mund të flas për qëndrimet dhe idetë, mund të flas për pajtimet dhe mos pajtimet e ndërsjella, por nuk mund të flas për nivelin e edukatës të kreut shtetëror të fqinjit tonë verior. Ndërkaq, të drejtat e pakicave në Kosovë janë të rregulluara me kapitull të veçantë në Kushtetutën e Kosovës në gjithsej 6 nene…besoj që ata të cilët janë të pakënaqur me Kushtetutën e Kosovës duhet të kenë barrën e provës dhe argumentimit që të tregojnë se çka nuk është në rregull dhe çka nuk mjafton. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe unë nuk kam përgjigje të re, por natyrisht që në kapitullin e 4 të korinizës së përgjithshme të marrëveshjes që e kam prezantuar me datën 18 gusht në Burksel unë edhe aty kam thënë se do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe implementimin e tyre, por nuk mund të jetë ky kapitulli i parë dhe nuk mund të jetë nga 33 marrëveshje vetëm njëra më e rëndësishme më kryesorja dhe prioritarja. Të drejtat e pakicave ne duam dhe duhet t’i respektojmë, por e riktheksoj ata të cilët duan diçka ndryshe prej asaj që ka paraparë Kushtetuta të tregojnë se si na qenka gabim Kushtetuta e Kosovës”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA