Vizita në Tiranë, Presidenti Steinmeier: Gjermania do të vijojë të mbetet në krah të Shqipërisë

01/12/2022 11:45

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier theksoi gjatë vizitës në Tiranë se Gjermania do të vijojë të jetë në krah të Shqipërisë.

Ai theksoi se duhet të rritet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Lidhur me krizën që po përballet Evropa, presidenti gjerman siguroi mbështetje nga ana e Gjermanisë dhe BE-së ndaj Shqipërisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Të rrisim bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ju kontribuat që në Berlin të mund të shkruheshin marrëveshje të rëndësishme, janë një gur kilometrazhi, në mënyrë domethënëse, më tej edhe për qytetarët do të jetë e mundur për të udhëtuar vetëm me një dokument identifikimi, ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do të shkurtojnë distancat mes tregjeve të vendeve të Ballkanit duke e shndërruar rajonin për ta bërë më atraktiv dhe më konkurrues, vitin e ardhshëm këtu në rajon do të zhvillohet samiti i Berlinit, në këtë vit u miratua një deklaratë e përbashkët në sektorin e energjisë që përmban angazhime, në këtë krizë aktuale ku flasim për energjinë, transformime, gjermania dhe BE-ja, duke qenë se Gjermania ka rolin e dotanorit më të madh, janë angazhuar të japin mbështetjen e tyre. Unë ju siguroj që Gjermania do të vijojë të mbetet në krah të Shqipërisë”, tha presidenti gjerman.

Top Channel