VIDEO / Presidenti gjerman shprehet me fjalët më të mira për Tiranën: Qytet rinor, entuziast për të ardhmen, qytet i vërtetë europian

01/12/2022 12:41

Në vizitën e tij në Shqipëri, prsidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier nuk i ka kursyer fjalët e mira për Tiranën dhe përshtypjen që i ka lënë kryeqyteti i shqiptarëve.

“Kënaqësi të jem pranë jush në Tiranë, në këtë qytet rinor, entuziast për të ardhmen, një qytet i vërtetë europian”, tha Steinmeier në fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Presidenti gjerman, i cili ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë shtoi Tirana e meriton titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, në një kohë që vendi ka nisur çeljen e bisedimeve drejt BE-së. Tirana është qendra politike e Shqipërisë ku gjallëron demokracia evropiane. Kryeqyteti europian i rinisë 2022, e çfarë do t’i shkonte më shumë sesa ky titull tani që me çeljen e bisedimeve drejt BE-së, nis një fazë e re dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë është duke u konkretizuar“, tha ai.

Top Channel