Video/ Momentet shokuese kur shoferi përplaset pa frenuar me ndarësen e postbllokut duke fluturuar 15m në ajër në autostradën në Kinë (fotot)

01/12/2022 15:20

Një video shokuese e kamerave të sigurisë vjen nga Kina, ku një shofer i supozuar pa ndjenja përplaset me ndarëset e një pike kontrolli, duke fluturuar mbi 20 metra lart në ajër, në një autostradë në Kinë.

Megjithse makina bie përtokë me çatinë e saj, shoferi i ka mbijetuar përplasjes.

Incidenti ndodhi në hyrje të autostradës Shihe Toll në Kinën qendrore më 24 nëntor.

Pamjet tregojnë shoferin që vjen me shpejtësi drejt betonit ndarës të hyrjeve me pagesë, teksa përplaset drejtpërdrejt me të.

Përplasja është aq e fortë sa makina ngrihet të paktën 15 metra në ajër para se të rrotullohet dhe të bjerë përmbys në tokë.

Copa të makinës se përplasur fluturojnë në ajër ndërsa barriera ku ajo u përplas duket se nuk pësoi asnjë dëm.

Mrekullisht shoferi i mbijeton aksidentit dhe raportohet se është duke u rikuperuar në spital, sipas mediave vendase.

Autoritetet thanë se çështja po hetohet nga zyrtarët.

FOTO GALERI
1/3
Një shofer i supozuar pa ndjenja përplaset me ndarëset e një pike kontrolli, duke fluturuar mbi 20 metra lart në ajër

Top Channel