Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi, ku kanë humbur jetën dy pilotët, pas rrëzimit të aeroplanit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:40 në termocentralin e gazit natyror në Bursa (i treti më i madh në Turqi), aty ku aeroplani me një motor u rrëzuar.

Guvernatori i Bursës, Yakup Canbolat deklaroi numrin e viktimave, por pa zbuluar identitetin e tyre.

Aeroplani i cili u ngrit nga Sakarya Pamukova,  mori flakë pasi u rrëzua. Në vendngjarje u dërguan ekipe zjarrfikëse, policie dhe hetimore.

Viktimat janë pilotët, ku njëri humbi jetën pasi u hodh nga aeroplani, ndërsa tjetri nga djegia e saj.

Sipas të dhënave të fluturimit të aeroplanit me një motor TC-UHY, ai u ngrit nga Sakarya Pamukova në orën 15.13, fluturoi në një lartësi prej 1200 metrash, udhëtoi 72 kilometra dhe humbi kontaktin me aeroplanin në 15.32 pas qëndrimit në ajër për 19 minuta.

Nuk dihet ende se kush e ka sjellë rrëzimin e aeroplanit, ndërsa po hetohet për të zbuluar më shumë detaje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA