Steinmeier përkulet para dëshmorëve/ Presidenti gjerman nderon të rënët e Luftës së Dytë botërore pas pushtimit nazist

01/12/2022 19:36

Kryebashkiaku Erion Veliaj u takua në ambientet e bashkisë me delegacionin që shoqëron presidentin e Gjermanisë, Steinmeier, duke e vënë theksin tek rëndësia e projekteve gjermane për kryeqytetin.

“Më vjen mirë që, këto dy ditë, kemi një mundësi fantastike për të punuar me biznesin gjerman dhe për të parë mundësi për shtimin e bashkëpunimit. Ne punojmë fort me GIZ-in, me KFË-në, me disa nga agjencitë gjermane në Tiranë, dhe mezi pres që projektet tona, sidomos ato për mobilitetin, të ecin më shpejt. Jam shumë entuziast edhe për faktin se kemi disa ide për projekte me energjinë, sidomos me energjinë e rinovueshme, në një kohë kur lufta, më shumë se sa të na mpijë, duhet të na zhdërvjelltësojë”.

Pjesë e vizitës në Tiranë të presidentit gjerman ishte vendosja  një kurore me lule në memorialin e Dëshmorëve të Kombit “Nënë Shqipëri” nga ku u shoqërua prej kryebashkiakut Erion Veliaj.

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan pasditen e sotme ambientet e gjimnazit “Sami Frashëri”, me rastin e 15-vjetorit të laboratorit të gjuhës gjermane.

Gjithashtu kryebashkiaku Veliaj dhe Presidenti gjerman panë nga afër ekspozitën e realizuar nga nxënësit “Shkolla në kohën e Komunizmit”.

 

Top Channel