Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Begaj: Pritshmëritë janë të larta, por secili duhet të bëjë detyrat e shtëpisë

01/12/2022 11:40

Për Presidentin e Republikës, pritshmërite për anëtarësimin e vendit në BE janë të larta, por secili duhet të kryejë në kohë e si duhet detyrat e shtëpisë.

Kështu iu përgjigj, Kreu i Shtetit interesit të medias, lidhur me pritshmëritë e samitit BE-Ballkani Perëndimor i cili pritet të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

“Në fakt pas disa ditësh do të mbahet samit BE-Ballkani Perëndimor, një përgjegjësi shumë e madhe për vendin tonë. Të përcaktohen qartë detyrat, dhe proceset. Pritshmëritë janë të larta, në Shqipëri është vendi ku sipas sondazheve është përqindja më e lartë e popullatës që kërkon anëtarësimin në BE.

Procesi nuk ka një afat të përcaktuar, secili duhet të bëjë detyrat e shtëpisë. Duhet që vendi të punojë me të gjithë vendet partnere për të realizuar në kohë të gjithë kriteret. Koha, do të varet nga puna e gjithësecilit.” -u shpreh Begaj.

Top Channel