Para 15 minutash është kryer autopsia e gruas shtatzënë, e cila u vra të mërkurën nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologji në QKUK.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se gjatë autopsisë së trupit të viktimës janë gjetur tre plumba një në kokë dhe dy në gjoks.
“Tre plumba, dy në gjoks dhe një në kokë”, citohet të ketë thënë burimi.
Ndërkaq, trupi i pajetë i 35-vjeçares po iu kthehet familjarëve për ceremoni të varrimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 ku Sokol Halili vrau gruan e tij shtatzënë Hamide Magashin 35 vjeçe, të cilën e la të vdekur para maternitetit në Prishtinë. Çifti ishte martuar këtë vit, por pas problemeve të shumta mes njëri-tjetrit kishin shkuar drejt ndarjes. Sipas familjarëve të viktimës, kjo e fundit kishte gjashtë muaj që mbahej e mbyllur në shtëpi nga bashkëshorti, madje edhe autoritetet kanë qenë të njoftuar në lidhje me abuzimin dhe i kishin dhënë asaj urdhër mbrojtjeje. Halili është ende në kërkim nga policia pasi u arratis pas momentit të krimit.
Top Channel