SHBA siguruan kualifikimin për në fazën me eliminim direkt në Kupën e Botës, Katar 2022 dhe në raundin tjetër i pret Holanda.
Një nga lojtarët më në formë në këtë edicion për amerikanët është edhe Sergino Dest, i cili momentalisht është pjesë e Kampionëve të Italisë, Milan, por në formë huazimi nga Barcelona.
Dest dhuroi pasimin final në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Iranit, në golin e Pulisic, ndërsa në tre ndeshjet fazës së grupeve ai është vlerësuar për performancën e tij.
22-vjeçari përpara Botërorit nuk po kalonte një moment të mirë në Itali, pasi te Milan, amerikani ka luajtur shumë pak dhe sa herë ka zbritur në fushën e lojës janë ngritur shumë pikëpyetje mbi të.
Por, pikërisht, Kupa e Botës ka bërë që drejtuesit e italian të ndryshojnë mendje, pasi sipas medieve italiane, Milan po mendon seriozisht të blejë përfundimisht kartonin e mbrojtësit.
Nëse Destit do të ruajë këtë formë të treguar në momentin që do të rikthehet në Milano atëherë drejtuesit do të jenë të gatshëm të paguajnë plotësisht kartonin e tij, që Barcelona e vlerëson rreth 20 milionë euro.
Top Channel