
Leo Messi humbi një penallti, në ndeshjen Argjentinë-Poloni e cila përfundoi me rezultatin 0-2, por që deri në ato momente ishte 0-0.
Duke folur për mediet pas kësaj përballje, e cila i siguroi Argjentinës raundin e 1/8-ave, Messi theksoi se ndjehej i zemëruar me veten e tij.
“Jam i zemëruar që kam humbur penalltinë, por skuadra reagoi fuqishëm pas gabimit tim. Ne e dinim që pas golit të parë loja do të ndryshe. Tani fillon një Botëror tjetër dhe shpresojmë të vazhdojmë të fitojmë si sonte. Ndeshja kundër Australisë do të jetë shumë e vështirë. Kushdo mund këdo, gjithçka është shumë e ekuilibruar. Duhet të përgatitemi për ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, siç bëjmë gjithmonë”,- përfundoi Messi.
Top Channel