25/11 16:26
“Kjo është hera e parë në jetën time që buzëqesh pas një disfate”, kështu e komentoi Robert Lewandowski humbjen ndaj Argjentinës, rezultat i cili nuk i cënoi Polonisë vazhdimësinë në Kupën e Botës, Katar 2022.
Më tej, sulmuesi theksoi se pritën me shumë emocione përfundimin e sfidës Arabi Saudite-Meksikë, ndërsa shtoi se me Francën do argëtohen në maksimum.
“Është fantastike që dolëm në raundin e 16-të. Ne ia dolëm. Një minutë nga fundi i ndeshjes në Meksikë ne ende nuk e dinim nëse ishim të kualifikuar. Franca është gjithashtu favorit për t’u bërë kampione e botës. Por ne do të argëtohemi dhe do të japim gjithçka. Pastaj do të shohim”, u shpreh Lewandowski./ Super Sport
Top Channel