Kujdes me ndërtimet! Sensibilizim i IGJEUM në zonat e goditura nga lëkundjet e forta 55 vjet më parë

01/12/2022 12:24

55 vite më parë zona mes Librazhdit dhe Dibrës u trondit nga tërmeti më i fortë i regjistruar në Shqipëri në 100 vitet e fundit.  

Lëkundja 6.6 e shkallës rihter shkatërroi fshatra të tërë, 12 persona humbën jetën dhe 174 mbetën të plagosur.

Nisur nga rrezikshmëria sizmike që paraqet zona Instituti i Gjeoshkencës ka ndërmarrë një nismë sensibilimi e cila synon të informojë për masat që duhet të merren në çdo ndërtim që kryhet.

Sipas specialistëve, tërmeti i 26 nëntorit, tre vite më parë në Durrës, ngriti shqetësimin për cilësinë dhe sigurinë e ndërtimeve ndaj dhe sensibilizimi sidomos në terrene me rrezikshmëri të lartë sizmike paraqitet i domosdoshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA